Kryetarët e komunave të Kosovës vizitojnë Kavajën, turizmi në fokus
Nën moton: “Bashkë! Mbështetje, zhvillim dhe prosperitet”, 20 kryetarë të komunave të Kosovës kanë vizituar Kavajën. Ndërsa sezoni veror është në prag, projektet për të ardhmen ishin tema kryesore e bisedës, sidomos në fushën e turizmit.
“Sot pritëm kryetarët e komunave të Kosovës në një bisedim për të bashkëpunuar në fushën e turizmit, por jo vetëm. Kjo sepse përkrah marrëdhënieve vëllazërore që kemi me kosovarët, kemi edhe marrëdhënie bashkëpunimi dhe biznesi”,-tha kryebashkiaku Fisnik Qosja.
“Kavaja posaçërisht është e mbipopulluar me kosovarë, për shkak të historisë, e cila na ka sjellë këtu”,-tha Jehona Lushaku, nënkryetare e komunës së Prishtinës.
“Ne do të bashkëpunojmë për të bërë projekte të përbashkëta në funksion të industrisë dhe biznese. Për kosovarët që të vijnë të investojnë këtu, por edhe që qytetarë të Kavajës të vijnë në kryeqytet në këtë rast.”
Pas diskutimit, 20 kryetarët dhe kreu i bashkisë Kavajë nderuan edhe dëshmorin e kombit, Indrit Carën, i cili më 31 mars 1999 dha jetën duke luftuar për çlirimin e Kosovës.
“Kjo ngjarje historike na lidh edhe më shumë me Kavajën, jo vetëm për historinë e Malishevës, por për të gjithë, sepse heronjtë e kombit janë shtyllat kryesore mbi të cilat ndërtohet gjithçka”,-Ekrem Kastrati, kryetar i komunës së Malishevës.
“Vizituam bustin për të treguar respektin maksimal dhe nderimin që kemi për të gjithë ata që kanë kontribuar në historinë tonë të lavdishme”,- tha Jehona Lushaku, nënkryetare e komunës së Prishtinës.
“I referohemi si pika historike, por edhe si pikënisje për një të ardhme më të ndritur, si motiv për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.”
Për dëshmorin Indrit Cara, kreu i bashkisë Kavajë tha se do t’i ngrenë një monument gjigant në sheshin e qytetit, në mars të vitit të ardhshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant
Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
- 18:29 Agron Duka: Nëse protesta shuhet, ky sistem do të zgjasë për vite
- 18:24 Numri i personave të raportuar të zhdukur pas tërmeteve shkatërrues në Venezuelë i kalon 25 mijë
- 18:04 Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset
- 18:03 Vinicius: Neymar është idhulli ynë, Ancelotti është më i madhi i të gjitha kohërave
- 17:58 Portugalia gati të dërgojë 50 ekipe shpëtimi në Venezuelë pas tërmetit të fuqishëm vdekjeprurës
- 17:36 Presidenca qipriote e BE-së mbështeti integrimin e Shqipërisë, Hoxha pritet nga krerët më të lartë të shtetit