Qendrat për azilantët hapen në 20 maj, 3 struktura në Shëngjin e Gjadër

24 Mars 2024 | 14:40

Strukturat që do të mirëpresin emigrantët që do të vijnë nga Italia do të jenë operative në datë 20 maj. Kështu parashikohet në njoftimin e publikuar më 21 mars nga prefektura e Romës, sipas të cilit janë planifikuar 3 pika për pritjen dhe riatdhesimin e emigrantëve. Strukturat do ti kushtojnë shtetit italian një total prej gati 34 milionë euro.

Pakti, i promovuar nga qeveria Rama dhe Meloni dhe i kontestuar ashpër nga opozita shqiptare dhe italiane, parashikon që në territorin shqiptar të ndërtohen struktura për të akomoduar azilkërkuesit të shpëtuar në det nga autoritetet italiane.

Plani parashikon ndërtimin e tri qendrave: një pikë pritje në Shëngjin, e cila do të përdoret vetëm për kontrollin fillestar shëndetësor dhe grumbullimin e kërkesave për azil, ku do të ketë maksimumi 880 vende dhe dy objekte të tjera në Gjadër ku emigrantët do të duhet të presin përgjigjen për aplikimin e tyre për azil ose riatdhesimin eventual, teorikisht për një maksimum prej 28 ditësh dhe për 144 personash.

Njoftimi vjen pakë javë para zgjedhjeve në Parlamentin Europian. Për momentin nuk ka ende një vendim nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë e cila mund të detyrojë një hap pas.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Aksident në Lungomare, motori përplas një të moshuar

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së martës në zonën e Lungomares. Sipas informacioneve paraprake, një motomjet ka përplasur një këmbësore, e cila është...
21:55 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026