Kryenin qitje me kallash për t’i postuar videot në Tik Tok, 6 të arrestuar në Durrës

25 Mars 2024 | 12:19

Policia e Durrësit ka arrestuar 6 perosna për armëmbajtje pa leje, ndërkohë që është proceduar penalisht dhe një shtetas i mitur.

Personat në fjalë kryenin qitje gjatë natës me kallashnikov me qëllim që videot t’i postonin në rrjete sociale.

Në pranga ka përfunduar shtetasi Nj. S., 56 vjeç, së bashku me djalin e tij 19-vjeçar të cilët akuzohen për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit “;

Gjithashtu u arrestuan dhe shtetasit: K. P., 19 vjeç, K. J., 20 vjeç, A. T., 18 vjeç, A. H., 19 vjeç dhe E. T., 19 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Në vijim të operacionit, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

“7 të rinjtë e arrestuar/proceduar u kapën në flagrancë pas sigurimit të informacionit, se ata po përgatiteshin për të qëlluar në kodrën e fshatit Hamallaj, me armë zjarri që i posedonin pa leje, me qëllim postimin e videove në rrjetin social “TikTok”.

Gjatë operacionit u gjet arma e zjarrit kallashnikov me të cilën të rinjtë kryenin qitje. Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e shtetasve Nj. S. dhe M. S., ku u kap 56-vjeçari, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pushkë dhe municion luftarak. Së bashku me armët, u sekuestruan 2 automjetet me të cilat lëviznin këta shtetas, si dhe 8 celularë”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qeveria miraton paketën sociale, dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të martë një paketë projektvendimesh me ndikim në fushën sociale, që synojnë rritjen e mbështetjes për personat me aftësi...
15:03 | 22/07/2026

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Cërrik (VIDEO) 

Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin kanë bërë që Shërbimi Zjarrfikës i Cërrikut të ndërmarrë një nismë për freskimin e qytetit. Përmes mjeteve zjarrfikëse,...
14:35 | 22/07/2026

Vijojnë monitorimet rrugore, 4,255 gjoba përgjatë 24 orëve të fundit! 8 të arrestuar

Policia Rrugore ka vijuar kontrollet në të gjitha akset rrugore të vendit me fokus parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore. Sipas njoftimit të...
14:23 | 22/07/2026