Shkodër/ Goditet me sende të forta në kokë një efektiv policie (Emri)
Sulmohet efektivi i policisë Admir Okaj. Ngjarja ka ndodhur rreth dy orë më parë në afërsi të banesës së tij në zonën e Zdrales. Okaj është qëlluar me mjete të forta në kokë nga persona ende të paidentifikuar.
Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pasi ka marrë mjekim në kokë në spitalin e Shkodrës është larguar ndërsa po jep dëshminë e tij për policinë.
Sipas gazetarit të Euronews Albania, Teodor Gjerga ende nuk është bërë i ditur shkaku i këtij konflikti ndërsa deri më tani thuhet të ketë ardhur si pasojë e një konflikti çasti.
Okaj ka shërbyer për shumë vite me forcat e FNSH në Shkodër ndërsa prej disa kohësh shërben në qarkun e Elbasanit. Policia është duke hetuar ndërsa efektivët kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën përreth. Janë ende të paqarta arsyet e kësaj ngjarje.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 15:45, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi O. G., 47 vjeç, ka dëmtuar në kokë, me sende të forta, shtetasin A. O., 49 vjeç, banues në Shkodër (punonjës policie, jashtë shërbimit), i cili po merr mjekim në spitalin rajonal të Shkodrës dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë konfliktit dyshohet se arma e shërbimit e punonjësit të Policisë është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme, por pa shkaktuar dëmtime.
Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë krehjen e zonës, për kapjen e 47-vjeçarit.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë, në lidhje me këtë ngjarje, po kryen veprime edhe AMP, për të zbardhur rrethanat e përdorimit ose jo të armës së zjarrit, si dhe për të përcaktuar nëse shkrepja e armës ka qenë e pavullnetshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksidentohet një karrotrec në aksin Librazhd-Elbasan, detajet e para (VIDEO)
Sezoni turistik në Theth, turistja kanadeze: Vendi duket si parajsë. Kamarieri: Marr 2 milion lek në muaj
Mbyllet përkohësisht Dogana e Kapshticës të hënën, shkak greva e punonjësve grekë. Oraret kur bllokohet lëvizja
- 18:34 Irani ndalon sulmet ndaj aleatëve të Uashingtonit, teksa SHBA-ja pezullon bombardimet
- 18:26 Lula: Tarifat e reja të SHBA-së të padrejta dhe një gabim strategjik
- 18:06 Waltz: Marrëveshja bërthamore varet nga anëtarësimi i Arabisë Saudite në Marrëveshjet e Abrahamit
- 17:50 Aksidentohet një karrotrec në aksin Librazhd-Elbasan, detajet e para (VIDEO)
- 17:45 Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
- 17:34 Sezoni turistik në Theth, turistja kanadeze: Vendi duket si parajsë. Kamarieri: Marr 2 milion lek në muaj