EMRAT| Kapet arsenal armësh brenda një makine në Rinas, arrestohen 5 persona

26 Mars 2024 | 11:20

Policia e Tiranës ka arrestuar 5 persona të cilët po trafikonin armë zjarri nga Shkodra në drejtim të Tiranës. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në Policinë e Shtetit.

Në pranga kanë përfunduar shtetasit Sabian Hasaj, Redi Nika, Denis Hasaj, Denisa Halilaj, Mirjan Hasaj, të cilët u ndaluan në një parking në rrugën e Rinasit.

Gjatë kontrolli në mjetin që drejtohej nga shtetasi Mirjan Hasaj, u gjet dhe valixhja brenda të cilës u sekuestruan 9 armë zjarri, 4 automatikë dhe 5 pushkë,  por dhe krëhra e municion luftarak.

Policia bën me dije se gjatë operacionit u sekuestruan gjithashtu 2 automjete, dhe 5 aparate celular.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas pasi i kishin siguruar armët në Shkodër, i kishin sjellë në Tiranë për ti shitur tek persona të tjerë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026