Pjesë e grupit që u kap me arsenal armësh, kush është policja e burgjeve e arrestuar

26 Mars 2024 | 12:30

Pesë persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Tiranës, pasi tentuan të trafikonin armë zjarri nga Shkodra në drejtim të kryeqytetit.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se mes të arrestuarve është dhe një punonjëse e policisë së burgjeve, Denisa Halilaj, 22-vjeçe.

Armët u gjetën brenda një valixheje në bagazhin e një automjeti që ndodhej në një parkim pranë rrugës së Rinasit.

Krahas punonjëses së burgut u arrestuan dhe shtetasit Sabian Hasaj, Redi Nika, Denis Hasaj dhe Mirjan Hasaj. Ky i fundit personi që drejtonte mjetin tip BMW ku u gjetën armët.

Gjatë kontrolli në mjetin që drejtohej nga shtetasi Mirjan Hasaj, u gjet dhe valixhja brenda të cilës u sekuestruan 9 armë zjarri, 4 automatikë dhe 5 pushkë,  por dhe krëhra e municion luftarak.

Policia bën me dije se gjatë operacionit u sekuestruan 4 automatikë dhe 5 pushkë, krëhra e municion luftara, si dhe 2 automjete e 5 aparate celularë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas pasi i kishin siguruar armët në Shkodër, i kishin sjellë në Tiranë për ti shitur tek persona të tjerë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026