EMRAT| Kapet arsenal armësh brenda një makine në Rinas, arrestohen 5 persona
Policia e Tiranës ka arrestuar 5 persona të cilët po trafikonin armë zjarri nga Shkodra në drejtim të Tiranës. Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në Policinë e Shtetit.
Në pranga kanë përfunduar shtetasit Sabian Hasaj, Redi Nika, Denis Hasaj, Denisa Halilaj, Mirjan Hasaj, të cilët u ndaluan në një parking në rrugën e Rinasit.
Gjatë kontrolli në mjetin që drejtohej nga shtetasi Mirjan Hasaj, u gjet dhe valixhja brenda të cilës u sekuestruan 9 armë zjarri, 4 automatikë dhe 5 pushkë, por dhe krëhra e municion luftarak.
Policia bën me dije se gjatë operacionit u sekuestruan gjithashtu 2 automjete, dhe 5 aparate celular.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas pasi i kishin siguruar armët në Shkodër, i kishin sjellë në Tiranë për ti shitur tek persona të tjerë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë