Beleri dhe Goro në burg, kush janë 2 emrat që mund të marrin drejtimin e Himarës

26 Mars 2024 | 11:54

Pas ngërçit të krijuar në Bashkinë Himarë me dy kryebashkiakët në burg, atë të zgjedhurin nga zgjedhjet e 14 majit, Fredi Belerin dhe Jorgo Goron, kryetarin në detyrë të arrestuar pak ditë më parë, burime bëjnë me dije se drejtimi i bashkisë do t’i kalojë një prej nënkryetarëve.

Këshilli Bashkiak pritet të mblidhet më 29 mars dhe të vendosë me votë se cili prej dy nënkryetarëve, Blerina Bala apo Pervin Gjikuria do të drejtojë bashkinë Himarë deri në zgjedhjet e reja.

Socialistët kanë shumicën në këshillin bashkiak të Himarës, 13 vota kundrejt 8 të opozitës.

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të martën e 5 marsit që të shpallte fajtor për korrupsion aktiv në zgjedhje kryetarin e zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri duke e dënuar atë me 2 vjet burg. I akuzuari si bashkëpunëtor i tij, Pandeli Kokaveshi u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, masë që u pezullua dhe u vendos në shërbim prove për tre vjet.

Beleri nuk mundi dot të kryente betimin si fitues i zgjedhjeve në Himarë, për shkak të mosdhënies së një leje të posaçme nga GJKKO.

Kjo shkaktoi një ngërç që bëri që kryetari në detyrë Jorgo Goro të mos largohej pasi humbi në zgjedhje.

Pas marrjes si pandehur të Jorgo Goros, tashmë bashkia do të drejtohet nga një nga nënkryetarët.

Goro u arrestua 3 ditë më parë pasi po hetohet nga SPAK me dyshime se ka shpërdoruar detyrën në dy raste, duke tjetërsuar dy prona në Dhërmi, ku përfitues fundor i truallit ka qenë biznesmeni Artan Gaçi, ish-deputet i PS.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026