Çfarë ndodh me bashkinë e Himarës? Shabani zbulon hapat: Nis nga shkarkimi i Goros

26 Mars 2024 | 16:23

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, është shprehur se për të zgjidhur ngërçin në Bashkinë e Himarës, fillimisht duhet të shkarkohet Jorgo Goro nga posti i kryebashkiakut.

Komentet Shabani i bëri në Euronews Albania, ku tha se pas shkarkimit të Goros, i cili ndodhet aktualisht në qeli me urdhër të SPAK, Këshilli Bashkiak duhet të zgjedhë mes dy nënkryetarëve të Bashkisë për të drejtuar këtë institucion deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Shabani tha gjithashtu se nëse nuk zgjidhet asnjë nga nënkryetarët dhe vendi qëndron vakant për 6 muaj, atëherë Këshilli Bashkiak zgjedh një prej anëtarëve të vetë.

“Sipas ligjit për pushtetin vendor, neni 61 kërkon që Goro të shkarkohet dhe Rama duhet ta shkarkojë. Ose të vetëdorëhiqet. Në momentin që ai shkarkohet, Këshilli Bashkiak duhet të zgjedhë mes 2 nënkryetarëve.

Nëse nuk zgjedh asnjë dhe vendi qëndron vakant për 6 muaj, Këshilli Bashkiak zgjedh dikë nga brenda Këshillit. Ky është thelbi. Në zgjedhje do shkohet, por deri në zhvillimin e zgjedhjeve, këto janë rrugët.

Çelësi do të jetë te Këshilli Bashkiak. Rama do të tregojë se nuk është pjesë. Rama nuk ka mbrojtur vetëm Goron, por rastin konkret. Goro po e bënte për një njeri që ish bashkëshorti i ministres”, tha Shabani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026