“Rruga” në Vlorë lë pa shtëpi 26 familje, projekti prek rreth 50 ndërtesa

26 Mars 2024 | 16:41

Ndërtimi i rrugës që do të lidhë “Transballkaniken” me portin e Vlorës ka bërë që bashkia e qytetit ti kërkojë 26 familjeve dhe 24 bizneseve që të lirojnë ambjentet ku ata jetojnë e ushtrojnë aktivitete biznesi të ndryshme.

Kjo kërkesë ka bërë që banorët e lagjes “1 Maji”, të cilët preken nga ky projket të protestojnë kundër vendimit të këshillit të ministrave. Cmimi për shpronësimin është nën vlerën reale të tregut theksojnë ata dhe me këto çmime nuk arrijnë dot të blejnë në banesë tjetër.

“Problemi është i shtëpive që na kanë nxjerrë kot, 520 mijë lekë kur çmimi këtu lart është me 2000 € metri katror, këtu janë familje që kanë nga 80 vjet, t’u japin shtëpi, jo ti lënë në rrugë te madhe, këta janë të fortë, ne s’jemi të fortë”, tha një i intervistuar.

“E ka shteti problem për të dhënë 10 hyrje? Na thanë paguani këtë thanë se do bëhet, asgjë s’është bërë, kam 57 vjet që jetoj këtu, ai nesër do vij t’i vërë skrepin, jam një grua e moshuar e vetme dhe ai më nxjerr mua sot në rruge”, tha një zonjë.

“Na ka ardhur fleta për t’u prishur shtepia, kanë lënë afat brenda 4 ditëve do na nxjerrin përjashta, me ça do ta përballoj jetesën? Ne do vem të flemë në derën e bashkisë se ne nuk kemi ku të rrimë”, tha një tjetër zonjë.

Zyrtarisht bashkia e Vlorës sqaroi se projekti është miratuar 3 vite më parë, ndërsa deri më tani kanë aplikuar për kompensim vetëm 7 subjekte nga 50 në total.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026