Evropa në rrezik nga terrorizmi/ Rriten alarmet në Itali, Francë dhe Spanjë

26 Mars 2024 | 17:55

Të paktën 147 persona, të dyshuar si anëtarë të Shtetit Islamik, u arrestuan në Turqi. Sipas informacioneve të ministrit tët Brendshëm, mbi 2.900 persona janë arrestuar në vend si të lidhur me organizatën xhihadiste që prej 1 qershorit të vitit të kaluar.

Pas sulmit në Moskë, Italia është bashkuar me Francën duke rritur nivelin e alarmit nga sulmet terroriste, gjatë asaj që njihet si Java e Shenjtë. Italia kishte rritur vigjilencën që nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit.

Të hënën në Venecia u regjistrua një alarm kur dy çanta u gjetën të braktisura në rrugë. Megjithatë, pronarët e tyre shkuan për t’i marrë përpara se të mbërrinte policia.

Teksa kërcënimi terrorist rritet në gjithë Evropën, Franca njoftoi masa më strikte teksa bëhet gati të presë Lojërat Olimpike në verë. Njoftimi u bë ditën e diel. Sipas presidentit Macron, Shteti Islamik është përpjekur të kryejë sulme ne territorin francez. Vetëm këtë vit, autoritetet parandaluan 2 atentate.

Edhe në Gjermani, niveli i kërcënimit mbetet i lartë, por nuk ka ndryshuar. Berlini zyrtar thotë se po përgatitet për të garantuar sigurinë në Kampionatin Evropian të futbollit, kur mbeten më pak se 3 muaj.

Ndërsa në Spanjë, Këshilli i Sigurisë Kombëtare, në raportin e fundit kundër terrorizmit, paralajmëroi se BE-ja përballet me një rrezik “real dhe direkt” nga terrorizmi i dhunshëm dhe nga lindja e lëvizjeve të reja që promovojnë ideologjinë radikale për shkak të luftërave në Gaza dhe Ukrainë. 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026