“Amerika po stepet”- Gazetari në Moskë: Rusia prodhon predha më tepër se BE dhe SHBA

26 Mars 2024 | 22:45

Gazetari shqiptar në Moskë, Misha Pumo, është shprehur se Rusia prodhon predha artilerie më tepër se SHBA dhe BE të marra së bashku.

Komentet Pumo i bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku tha se SHBA po stepet në zgjerimin e mëtejshëm të konfliktit me Rusinë.

Ai tha gjithashtu se më vonë, SHBA dhe Rusia mund të ulen në tryezën e bisedimeve, për t’i dhënë fund konfliktit.

“Flasim për fuqinë ushtarake të Rusisë. Pak kohë më parë, ishte një hulumtim që thoshte se Rusia prodhon predha artilerie shumë më tepër se BE dhe SHBA të marra së bashku. Të paktën 2 vite rresht Rusia është në gjendje të mbajë ritmet e luftës në Ukrainë.

Rusët janë të bindur se ndaj tyre lufton e gjithë NATO. Të gjitha raketat armët janë prodhim perëndimor. Ato që deklarojnë qarqet zyrtare ruse, thuhet se në Ukrainë ka kohë që operojnë forcat e NATO-s. Ka forca drejtuese dhe ata që trajnojnë. Kur Macron thoshte se do të fusim forca të tjera, rusët reaguan në një mënyrë që ‘nuk është gjë e re për ne’. Ka shenja që Amerika sikur po stepet pak. Çfarë shenjash vura re.

Blinken kur u mblodh 7-shja dhe kryeministrja italiane tha të mos njohim zgjedhjet në Rusi, ishte Blinken që e bllokoi dhe tha ne do komunikojmë dhe punojmë me atë president që ka Rusia. Kam një ide që ndoshta deri diku ata janë armiq, deri në një moment që do të ulen në tryezën e bisedimeve”, tha Pumo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026