Vrasja e Xhuvanit, ekspertët shkojnë në Elbasan: Do rindërtohet skena e krimit
Rindërtimi i skenës së krimit për ngjarjen e vitit 2021 në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, pritet të nise ditën e sotme rreth orës 10:00.
Prej mbremjes së djeshme policia ka marrë masat për bllokimin e zonës për kalimin e automjeteve.
Korrespondentja e Euronews Albania bën me dije se e gjithë zona është e bllokur ndërsa të shumta janë forcat e policisë që ndodhen ne vendin e ngjarjes.
Rindërtimi i skenës së krimit ka nisur me kërkesë të Gjykatës së Apelit në Elbasan.
Gjykata u kërkoi eksperëve rindërtimin e skenës së krimit, ndërsa këta të fundit kërkuan angazhim maksimal të Policisë së Elbasanit, për të bërë të mundur rindërtimin e skenës së krimit.
Tre ekspertët që do të rindërtojnë skenën e krimit janë Arjan Hanko, pranë Institutit të Policisë Shkencore, si dhe Artan Rexhepi dhe Shpëtim Buda, ekspertë të pavarur.
Ekspertët duhet të përcaktojnë drejtimin e qitjes së armëve ditën e ngjarjes, distancën dhe pozicionet nga është qëlluar.
Eksperti i Policisë së Shtetit ka thënë se nuk mund të marrë pjesë në këtë proces, pasi nuk ia lejon rregullorja e punës.
Paplekaj është dënuar me 22 vite burg nga shkalla e parë për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në prill të vitit 2021 pak ditë para zgjedhjeve parlamentare.
Ai ka kërkuar edhe rikualifikim të veprës penale nga “vrasje me dashje” në “vrasje në kushtet e tronditjes së fortë psikike”.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet