Vijon prirja në rënie e infektimeve të reja, por numri i viktimave nga COVID-19 mbetet i lartë

17 Mars 2021 | 14:13

Pesëmbëdhjetë pacientë me COVID-19 humbën jetën 24 orët e fundit, ndërsa 446 persona u diagnostikuan si të prekur nga virusi.

Ministria e Shëndetësisë tha se viktimat ishin të moshave 40-85 vjeç nga Tirana (5), Fieri (3), Tepelena (2), Vlora, Shkodra, Elbasani dhe Pogradeci.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 440 pacientë, 33 në terapi intensive, nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.

Gjatë kësaj kohe autoritetet kanë kryer 2,997 teste nga të cilat rezultuan pozitivë 446 persona, me një pozitivitet 14.8%.

Kjo është dita me më pak raste të reja që prej 18 janarit, ku qenë raportuar 292 raste, – dita e dytë me prirje në ulje rastesh, të martën pati 475.

Në 24 orët e fundit, ministria tha se janë shëruar 744 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 82,554 që nga fillimi i epidemisë.

Prej 11 janarit vijon procesi i vaksinimit anti-COVID ku në total janë kryer 33,369 vaksinime – 3,338 vetëm sot, – kryesisht të personelit shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026