Basha fton socialistët e Vlorës t’i bashkohen PD: Shqiptarët meritojnë përfaqësimin e duhur
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte sot në Vlorë ku u takua me qytetarë, fermerë dhe artistë.
I pyetur nga Euronews Albania lidhur me fushatën denigruese të nisur nga kryeministri Edi Rama kundrejt figurave të PD si Bujar Leskaj tha se Vlora dhe gjithë Shqipëria meritojnë përfaqesimin e duhur dhe Vlora do të përkrahë masivisht kandidatët dhe Partinë Demokratike.
“Jam i mrekulluar nga pritja e vlonjateve sot dhe dua t’i falënderoj nga zemra banorët krenarë dhe kryelartë të qytetit të Pavarësisë të qytetit të Flamurit. Vlora dhe gjithë Shqipëria meritojnë përfaqësimin e duhur me njerëz me integritet, intelektualë me kontribute, me specialistë të zote dhe lista e Vlorës dhe e gjithë Shqipërisë i ka të gjitha këto kualitete.
Tetë vite me radhe Edi Rama ka nëpërkëmbur Vlorën dhe vlonjatët, ka nëpërkëmbur Shqipërinë. 8 vite me radhe ka premtuar, por ka dështuar në mbajtjen e premtimeve. Premtoi 300 mije vende pune, por emigracioni i rinisë vlonjate është në përmasa të frikshme. Universiteti i Vlorës dhe rinia vlonjate e ndiejnë këtë, sipërmarrja gjithashtu. Ka ardhur koha për ndryshim.
Lidhur me përjashtimin e kryetarit të bashkisë së Vlorës Dritan Leli, nga fushata e PS, Basha duke iu përgjigj interesit të gazetarëve tha se anija e se keqes tashmë ka nisur të mbytet ndërsa ftesa ime për çdo socialist të ndershëm është t’i bashkohen Partisë Demokratike ‘për ndryshimin që doni ju dhe familjet tuaja’.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania