“Tejkaloi kompetencën e kryetarit të bashkisë”, Barka: Ku gaboi Jorgo Goro
Ish-kryetari i bashkisë Himarë Jorgo Goro i arrestuar disa ditë më parë akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, “Falsifikimi i dokumenteve”, më shumë se një herë, dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, më shumë se një herë.
Gazetari Panajot Barka tha në një intervistë për Euronews Albania se Goro ka tejkaluar kompetencat e kryetarit të bashkisë duke firmosur një dosje për të ndihmuar një proces në favor të investitorit strategjik.
“Fakti është që në çështjen e dhënies së certifikatave, e drejta i lind vetëm kadastrës, në rastin konkret kryetari i bashkisë nuk ka asnjë kompetencë. Kishte një zyrë kadastrale në bashki që nuk varej nga ai, varej nga kadastra e Vlorë, por që ai mund të ndikonte politikisht. Ai e tejkaloi kompetencën e kryetarit të bashkisë dhe firmosi një dosje për të ndihmuar një proces në favor të investitorit strategjik”, tha Barka.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt
Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën
Anulohen fluturimet me Italinë, gazetarja tregon arsyen pse po zhvillohet greva
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta