Komedia “zërat pas skene”/ Shfaqja premierë në teatrin “Skampa” elektrizon Elbasanin

29 Mars 2024 | 16:43

Duartrokitjet e gjata kanë shoqëruar të enjten në mbrëmje lojën e aktorëve në teatrin “Skampa” në Elbasan, pas shfaqjes së premierës “Zëra pas skene” të autorit Michael Frayn e me regji të Helidon Finos. Një vepër ku autori luan me konceptin e “shfaqjes brenda shfaqjes”.

Regjizori Fino, bëri bashkë një kastë të mirënjohur aktorësh si Laert Vasili, Ema Andrea, Anila Bisha,  Eduart Çala, Xhuliano Brisku, Xhoana Karaj, Mario Elezi dhe Elona Mamo. Ai u shpreh i lumtur që projekti i tij u mirëprit dhe mori vlerësime nga publiku.

“Shpresoj t’ia kemi arrit qëllimit se vërtetë ka qenë një punë shumë dinamike, shumë lodhshme edhe vepra e dikton këtë. Unë jam gjithmonë i lumtur këtu në Elbasan, kam qenë i lumtur që nga fillimi që kur mu pranua ky projekt dhe do të jem deri në shfaqen e fundit”- u shpreh Helidon Fino.

Shumica e komedisë shpaloset nga variacione të ndryshme, ku kaosi i jashtë skenës ndikon në shfaqjen brenda saj. Aktorët protagonistë shprehin emocionet dhe pritjen që i bën gjithmonë publiku elbasanas.

“Të them të drejtën jashtëzakonisht i emocionuar me punën e Helidonit dhe të gjithë trupës, ndjehesha shumë i sigurt dhe me dukej sikur nuk jam shkëputur asnjë moment nga skena. Përveç aktorit aktor, ishte edhe një rol tjetër që duhet ta interpretoja dhe sigurisht që bëmë një punë që të veçohej të dalloheshin dy personazhet.”-tha Eduar Çala.

“Unë me teatrin “Skampa”, është hera e parë që intepretoj. 00:13 E kam shijuar sepse mua më vjen mirë që ndaj me publikut një pjesë të kuzhinës së artistëve me nota humori”-tha Ema Andrea

“Na erdhi shumë mirë që ata e kuptuan veprën shumë bukur dhe na duartrokitën gjatë gjithë kohës, është vërtetë kënaqësi që të vish në Elbasan”-u shpreh aktorja Anila Bisha.

Komedia Publiku elbasanas jo vetëm e mirëpriti komedinë por i duartrokiti gjatë të gjithë aktorët në përfundim të shfaqjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët

Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur qytetin e Laçit në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje, 4 qershor. Një sasi e...
12:55 | 04/06/2026

Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me Violand Braçellarin, autorin e dyshuar të vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë...
11:30 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026