Rriten denoncimet për dhunë, Luarasi: Nëse nuk reagojmë, ajo vazhdon gjithë jetën
Denoncimet për dhunë në familje në Shqipëri janë rritur nga viti në vit. Ekspertët e linjës së këshillimit për gra dhe vajza thonë se nuk dihet nëse kjo tregon rritje të ndërgjegjësimit apo të fenomenit.
Por ajo çfarë dihet me siguri prej tyre është që nëse dhuna nuk denoncohet, ajo vazhdon deri në fund të jetës.
“Nëse ti përjeton dhunë fizike, emocionale që kur je një vajzë edhe pastaj vazhdon. Me daljen e grave në pension dhuna vazhdon dhe ndonjëherë bëhet dhe më këq sepse ti nuk ke më të ardhura”, tha Iris Luarasi nga Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza.
Ndërsa asnjë grua nuk është imune nga dhuna, diferenca bëhet vetëm tek forca për ti thënë jo.
Apeli shkon për denoncimin e çdo rasti dhune, pasi jetesa në mjedise të dhunshme nuk është një model i mirë për fëmijët.
Dhuna që partnerët ushtrojnë ndaj grave, konisedrohet me përmasa pandemike edhe nga ekspertet e shëndetësisë botërore. Raporti i publikuar prej saj e rendit Shqipërinë të dytën pas Rumanisë sa i takon këtij fenomeni në Europën Qëndrore. 5% e grave në vendin tonë dhunohen.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut