Liderët e opozitës së Kosovës nuk njihen në Shqipëri
Qytetarët e Shqipërisë janë pyetur për pëlqyeshmërinë që ata kënë për përfaqësuesit politik të Kosovës.
Për të marrë mendimin e tyre, Barometri si në çdo studim tjetër ju ka dhënë disa opsione për të zgjedhur: (Shumë pozitiv, pozitiv, negativ, shumë negativ, nuk e njoh dhe nuk e di).
Një përqindje e lartë e qytetarëve shqiptarë kanë zgjedhur opsionin “nuk e njoh” për disa nga figurat politike të Kosovës.
Ajo çfarë vihet re në këtë grupim përgjigjesh, është se figurat kryesore të opozitës në Kosovës si kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, nuk njihen nga një shumicë e qytetarëve shqiptarë.
80.5 % e të pyeturve në Shqipëri janë shprehur “nuk e njoh” për kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun.
69,9 % e shqiptarëve po ashtu janë shprehur “nuk e njoh”, për Memli Krasniqin, kreun e PDK.
Të njëjtin nivel mosnjohje ka në Shqipëri edhe për kryetarin e Parlamentit në Kosovë, Glauk Konjufca, me 73,9 %.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia