Kosova thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë, mos e ledhatoni
Zv. ministri i Jashtëm i Kosovës Kreshnik Ahmeti, tha në një intervistë për Euronews Albania se sulmi terrorist i Banjskës ishte një agresion i pastër kundër Kosovës.
Sipas tij, qasja destruktive e Serbisë në rajon nuk mund të ndalohet me një qasje përkëdhelëse nga komuniteti ndërkombëtar, por duhet të ndëshkohet me sanksione.
Shpeshherë vlerësimet që jep Vuçiç nuk përkojnë me realitetin, ata thanë se po të trajtohet aplikimi i Kosovës në KiE Serbia do largohet nga KiE, aplikimi u votua, Serbia është ende anëtare. Kërcënime të tilla ka pasur edhe në të kaluarën dhe nuk janë realizuar kurrë. Serbia ka një qasje jo konstruktive në rajon jo vetëm në raport me Kosovën. Sulmi terrorist i Banjskës ishte një agresion i pastër kundër Kosovës. Serbia duhet ta mësojë mësimin, të marrë masa dhe sanksione nga komuniteti ndërkombëtar se një qasje e tillë nuk mund të ndalohet me një qasje përkëdhelëse nga komuniteti ndërkombëtar. Anëtarësimi i Kosovës në KiE do ta ndihmonte shumë dialogun në Bruksel. Anëtarësimi i Kosovës në KiE do ndihmonte veçanërisht serbët e Kosovës dhe nëse Vuçiç do i kishte prioritet, do ta mbështeste anëtarësimin e Kosovës në KiE”, tha Ahmeti.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kosova pranë anëtarësimit në KiE, reagon ministri Hasani: Hap i rëndësishëm!
- Diplomati: Kosova të jetë serioze në dialog, sepse Serbisë nuk i intereson
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin