Shpërthim në Liban, plagosen paqeruajtësit e OKB-së

30 Mars 2024 | 14:04

Kombet e Bashkuara thanë se katër vëzhgues të tij ushtarakë u plagosën më 30 mars, pasi afër tyre pati një shpërthim në jug të Libanit, ku Izraeli dhe grupi militant, Hezbollah, shkëmbejnë zjarr në baza ditore në kufi.

Organizata për Mbikëqyrjen e Armëpushimit e OKB-së (UNTSO) nuk tregoi se cili ishte burimi i shpërthimit, por agjencia zyrtare e lajmeve në Liban fajësoi Izraelin.

“Mëngjesin e sotëm, katër vëzhgues ushtarakë të UNTSO-së, gjatë patrullimit në këmbë përgjatë Vijës së Kaltër [që demarkon kufirin me Izraelin] u plagosën pasi shpërtheu një granatë pranë vendndodhjes së tyre”, tha UNTSO-ja.

“Shënjestrimi i paqeruajtësve është i papranueshëm”, u tha në deklaratë, ku u shtua se paqeruajtësit janë dërguar në spital për tretman mjekësor.

Ndërkaq ka nisur një hetim për të kuptuar origjinën e shpërthimit.

“Të gjitha palët kanë përgjegjësi, sipas ligjit ndërkombëtar humanitar, që të shmangin shënjestrimin e personave joluftues, përfshirë paqeruajtësit, gazetarët, personelin mjekësor dhe civilët. Ne përsërisim thirrjen tonë ndaj të gjitha palëve që të ndalin shkëmbimet aktuale të ashpra para se më shumë njerëz të pësojnë”, tha UNTSO, shkruan REL.

Izraeli ka këmbyer zjarr pothuajse në baza ditore me Hezbollahun e mbështetur nga Irani, që kur nisi luftën kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë më 7 tetor, pasi Hamasi sulmoi Izraelin.

Hezbollahu, që ka një arsenal të fuqishëm të raketave, thotë se sulmet që kryen ndaj Izraelit janë në mbështetje të Hamasit.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Liban tha se “avionët e armikut” kryen operacione në zonën Rmeish, në jug të Livanit, ku u plagosën vëzhguesit e UNTSO-së.

Si pasojë e zjarri ndërkufitar që nga tetori janë vrarë të paktën 347 persona në Liban, shumica luftëtarë të Hezbollahut, dhe të paktën 68 civilë. Ndërkaq, në anën izraelite janë vrarë dhjetë ushtarë dhe tetë civilë.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026