“Ku ta gjejmë të na zërë tërmeti poshtë”- Familja që jeton në varfëri ekstreme

30 Mars 2024 | 16:43

Një familje e përbërë nga 5 anëtarë prej disa vitesh jeton në një banesë të shkatërruar në fshatin Kodër Bujarës, në Elbasan, pa asnjë lloj kushti për t’u quajtur shtëpi.

Përpos varfërisë së tejskajshme, familja Hoxholli kujdeset dhe për një djalë 33 vjeç, i cili është me probleme të shëndetit mendor. Kryefamiljari Ndriçim Hoxholli mes lotësh apelon për ndihmë.

“Nuk kam zemër të llafos, unë ku ta gjej të më zërë tërmeti poshtë. Ishalla bie me i fortë ishalla o Zot. Bie shiu aty, hy brenda i gjithi. Komuna e di hallin tim, bashkia e di dhe asgjë s’më kanë bërë. Nga shteti kërkoj të më strehoj fëmijet me një palë shtëpia, këto dua asgjë tjeter dhe të vdes rehat”, thotë kryefamiljari.

Për këtë familje vështirësitë ekonomike në godinën e amortizuar e të dëmtuar edhe nga tërmeti, janë shtuar ndër vite nga pamundësia e tyre për të punuar.

“Ku të shkoj unë vetëm të vras veten time, ku të shkoj unë në vend tjeter, punë nuk ka. Unë të kem punë këtu vete punoj, po nuk ka as punë. Si të mbaj ata kalamaj, t’i ushqej. Unë nga shteti kërkoj vetëm këto shtëpi dhe të vdes rehat”, deklaroi bashkëshortja e Ndriçimit, Valmira Hoxholli.

E vetmja shpresë Valmirën dhe Ndriçimin janë njerëzit me zemër të mirë, pasi nga shteti ndihen të zhgënjyer. Ata bëjnë apel për ndihmë në mënyrë që të arrijnë të plotësojnë kushtet bazë të jetesës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjesti i veçantë i protestuesve, u dhurojnë lule efektivëve të policisë (VIDEO)

Gjesti i veçantë i protestuesve, u dhurojnë lule efektivëve të policisë
20:24 | 04/06/2026

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026