HAAS vendos kushte për kontratën e Oliver Bearman
Pas garës impresionuese në Arabinë Saudite, Oliver Bearman, po rrezikon vendin e një prej Kevin Magnussen ose Nico Hulkenberg te Haas në vitin 2025.
Sipas zërave të fundit Haas ka një kusht për këtë, një ulje çmimi për motorët Ferrari përpara se të firmosë me Oliver Bearman.
Talenti britanik që është në sezonin e 2-të në Formula 2 tregoi potencial në të vetmen garë në F1 si zëvendësues i Sainz në Jeddah. Mirëpo ardhja e Lewis Hamilton përkrah Charles Leclerc shtyn Ferrari t’i gjejë një akomodim të ri.
Bearman duket se do të ndjekë rrugën e pilotit reserve të Alpine, Jack Doohan i cili la F2 në fund të sezonit të kaluar për tu fokusuar në Formula 1. Në këto kushte Haas mund të jetë zgjidhja për problemin e Ferrari-t.
Amerikanët po presin një incentivë financiare nga Scuderia për t’i garantuar Bearman vazhdimësinë në circuit. Britaniku mund të firmosë deri në vitin 2028 në rast se Ferrari do të bëjë një ulje të ëmimit të motorëve që përdor Haas.
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut