Ujërat e zeza derdhen mbi mozaikun e rrallë të sapo zbuluar në Durrës

30 Mars 2024 | 17:53

Ujërat e zeza kanë pushtuar kantierin e ndërtimit të shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti”, në Durrës, në vendin ku u zbulua muaj më parë mozaiku me figura gjeometrike dhe floreale që i përket fundit të shekullit të  dhe fillimit të shekullit të II.

Në kantierin e ndërtimit, përfaqësues të firmës prisnin që nga mëngjesi një grup nga bashkia Durrës dhe Shoqëria rajonale e ujësjellës kanalizimeve Durrës për t’i njohur nga afër me situatën.

Jashtë kamerës, ata deklaruan se shpërthimi i ujërave të zeza në kantier ndodh për shkak të bllokimit të pusetave nga dherat, që kanë rrëshqitur prej kodrës, në ditët me shi.

Sipas tyre, ndërhyrja për zhbllokimin e pusetave dhe sistemimin e rrjetit të kanalizimeve duhet bërë me mjete të rënda, por aktualisht ata e kanë të pamundur të punojnë, sepse që nga tetori i vitit të kaluar punimet janë pezulluar pas zbulimit të sitit të rëndësishëm arkeologjik në gropën e themeleve të gjimnazit.

Mozaiku i zbuluar në muajin tetor është i përbërë nga gurë ngjyrë blu të errët dhe të bardhë dhe mendohet se është pjesë e një vile luksoze që ndodhej pranë amfiteatrit të Durrësit.

Nga ai janë zbuluar vetëm disa pjesë, pasi mendohet të ketë një sipërfaqe rreth 60 metër katror.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026