PS rikthen simbolet klasike, Aristir Lumezi: Çfarë po synon kryeministri Rama

10 Mars 2021 | 15:12

Gjatë prezantimit të objektivave elektoralë u vu re se Partia Socialiste ka braktisur logon e “Rilindjes” dhe është rikthyer tek simbolet klasike.

Kjo lëvizje prapaktheu e PS për simbolet është komentuar gjerësisht në media. Analisti Aristir Lumezi thotë për Euronews Albania se kjo qasje tregon një reflektim të kryeministrit Edi Rama.

“Besoj është një korrigjim apo një reflektim të themi i një trajektoreje pre dy mandatesh nën drejtimin e Ramës, ku në 2013 ai tentoi të rikrijojë një logo, flamur dhe logo të tij duke e emërtuar “Rilindja”, tha ai.

Ai thotë se kjo qasje tregon se z. Rama kërkon në këto zgjedhje dhe e sheh si të nevojshme ndihmën e socialistëve të vjetër.

“Ajo ndryshoi ngjyrat dhe ajo nuk u prit mirë në kampin rozë. Rikthimi pas tetë viteve në simbolet klasike të PS, e cila i ka të stampuara në statutin e saj që nga1991 kur ajo u reforma nga PPSH tregojnë një lloj reflektim nën këndvështrimin më të mirë ose një lloj njohje më të mirë të situatës duke kërkuar mbështetjen e socialistëve të vjetër, të cilët mbeten fanatikë për të mbështetur PS”, tha ai.

Analisti thekson se “Rilindja” e prezantuar nga z. Rama nuk arriti të krijojë frymë tek qytetarët, por as tek vetë socialistët tradicionalë.

“Për mua është vetëm simbolikë, sepse ‘Rilindja’ nuk ishte frymë, por ishte një tentativë për të bërë një dekor ndryshe nga ajo e PS, por ishin dhe njerëzit bashkë me programin që duheshin tA zbatonin, njerëzit mbeten aty, logoja është rikthyer”, shtoi ai.

Ai u shpreh kritik ndaj kryeministrit Edi Rama në lidhje me strategjinë që ai aplikon për të sulmuar kundërshtarët politikë.

“Një parti politike nuk duhet të merret me meme të rrjeteve sociale, por ajo duhet të bëjë një bilanc çfarë ka bërë dhe çfarë duhet të bëjë. Kryeministri e fillon me demonstrimin e memeve, që për mua paralajmëron një fushatë negativiste”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026