Kryemadhi: Rama ka frikë nga lista e LSI pasi është lista e socialistëve të vërtetë
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi iu përgjigj akuzave të një kryeministrit Rama në lidhje me kandidatët e LSI.
Kryemadhi u shpreh se Edi Rama i trembet listës së partisë që ajo drejton pasi është lista e socialistëve të vërtetë.
“Edi Rama ka frikë nga lista e LSI sepse lista e LSI është lista e socialistëve të vërtetë. Ndërsa Edi Rama nuk ka më asnjë socialist në listën e tij. Dhe ata pak që kishte, i sekterisi, i largoi, i përdori, i shfrytëzoi, i dhunoi i fyeu dhe më pas tha nuk ju dua”, tha Kryemadhi.
Ajo tha se Lëvizja Socialiste për Integrim do të krijojë vende të reja pune për të rinjtë dhe do të përmirësojë po ashtu standardet e arsimimit.
“Edi Rama ka frikë nga lista e LSI sepse ka frikë nga vendet e reja të punës që LSI krijon për të rinjtë. Ka frikë nga arsimi që LSI do t’ju japë hapësira për të pasur një arsim më të mirë dhe cilësor për të rinjtë dhe fëmijët e shqiptarëve. Ka frikë nga shëndetësia cilësore që do t’ju ofrohet qytetarëve shqiptarë”, theksoi kryemadhi.
Znj. Kryemadhi u shpreh se kryetari i socialistëve ka frikë nga LSI-ja pasi nuk ka asgjë të përbashkët me subjektin politik që ajo drejton.
“Ka frikë nga LSI, sepse nuk bën dot kompromis me të, nuk gjen dot pikë të përbashkët me të. Sepse janë dy qëndrime të ndryshme. Ka një qëndrim kundër oligarkëve, të cilët grabisin qytetarët shqiptarë, ka një qëndrim të qartë kundër inceneratorëve të Edi Ramës, i cili grabit xhepat e shqiptarëve për t’ia dhënë të blerëve të tij”, tha ajo.
Lexoni gjithashtu:
Ashpërsohet fushata, Rama sulme personale ndaj kundërshtarëve politikë
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet