Arben Pëllumbi: Lista e PS, strategji për të maksimalizuar votat

10 Mars 2021 | 15:40

Arben Pëllumbi, kandidat për deputet dhe Sekretar Organizativ në Partinë Socialiste thotë se renditja në vende jo të sigurta të disa emrave të njohur të partisë është strategji për të maksimalizuar votat.

Ndryshe nga perceptimi i krijuar, z. Pëllumbi tha se listat nuk janë hartuar në minutat e fundit por është një proces i mirë menduar ndaj edhe  figurat duhet të tregojnë se kanë ende mbështetje.

“Kemi vendosur në limit disa personazhe që mbledhin vota. Në Fier, Gramoz Ruçi është vendosur i 10. Pandeli Majko (19 në Tiranë) është një figurë shumë e rëndësishme e PS dhe është drejtues i njësisë nr. 5 që ne e konsiderojmë Stalingradi”, tha ai.

Ndërsa për renditjen e kreut të PS, Edi Rama në vendin e 8 nga një anë tregon objektivin për të marrë aq mandate në Qarkun e Durrësit dhe sipas Pëllumbit do të ishte absurde që “kryeministri i vendit të mos marrë vota preferenciale”.

Sekretar Organizativ në PS tha se partia ku ai bën pjesë kas pasur gjithmonë një filozofi rinovuese por këtë herë ndryshimet janë edhe më të mëdha për shkak se luftohet për mandatin e tretë.

“Jemi duke garuar për mandatin e tretë dhe jemi të detyruar që të sjellim njerëz dhe filozofi të re për të rimarrë besimin e njerëzve. 8 vjet kanë konsumimin e pashkueshëm dhe për këtë arsye kemi menduar që të kemi një rinovim të tillë”, përfundoi z. Pëllumbi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026