Vaksinim masiv edhe në Korçë, të hënën doza e dytë për personelin shëndetësor dhe arsimor

28 Mars 2021 | 16:36

Ditën e sotme ka nisur vaksinimi masiv në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor të Korçës.

Sipas drejtorit të kësaj njësie, Mikel Llogori, ditën e parë të këtij vaksinimi masiv do të kryhen 400 vaksina ndërkohë që vaksinimi do të shtrihet në 19 qendra shëndetësore që nga zonat më të thella malore deri tek ato të fushës.

 “Sot kemi një lajm të mirë për të gjithë qytetarët e Korçës. Ka  filluar vaksinimi për moshën e tretë duke nisur nga mosha 90+ dhe 80+ dhe duke ardhur me rendin zbritës. Pwr ditwn e  sotme kemi menduar 400 vanksinime, ndërkohë  ka vazhduar plani i shpërndarjes në të gjitha qendrat për të pasur një shtrirje dhe një vaksinim sa më të gjerë”, tha ai.  

Ditën e sotme janë vaksinuar të moshës +80 dhe +90 por në këtë proces që në ditën e parë janë përfshirë edhe mosha të tjera.

“Sot do të përdoret “Sinovac”.  Është vaksinë, e cila ka ardhur nga ISHP,. Vaksinat janë të martuara dhe do vazhdohet me planin e vaksinimit sipas udhëzimeve. Vaksina kemi për të gjithë, sipas planit të shpërndarjes dhe grup-moshave me të cilat i kemi nxjerrë prej kohësh”, tha ai.

Nga dita e hënë bëjnë me dije burime zyrtare, procesi i vaksinimit do të vijojë me dozën e dytë me personelin shëndetësor dhe atë arsimor.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026