GNK: Kosova të bashkëpunojë me KFOR-in për çmilitarizimin e Veriut

2 Prill 2024 | 22:24

Kosova, Serbia dhe palët tjera të jashtme duhet të fokusohen në shmangie të rrezikut afatshkurtër të dhunës në veri të Kosovës, dhe më pas të analizojnë mënyra për të garantuar stabilitet afatgjatë.

Kështu është thënë në raportin më të ri të Grupit Ndërkombëtar të Krizave – organizatë që harton analiza të pavarura dhe këshilla për parandalim, zgjidhje dhe menaxhim të konflikteve – të publikuar më 2 prill, shkruan REL.

Në raportin me titull ‘Veriu i Kosovës: Pohimi i sovranitetit mes besnikërive të ndara’, dedikuar marrëdhënieve Kosovë – Serbi, me fokus në veriun e Kosovës dhe zhvillimet atje, Kosovës i sugjerohet të bashkëpunojë me forcat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë [KFOR] “për të çmilitarizuar veriun”.

“Kosova duhet t’i tërheqë njësitet speciale të Policisë prej rajoneve me shumicë serbe dhe derisa ta bëjë atë, t’i dislokojë ato me masë dhe vetëm në koordinim me paqeruajtësit e KFOR-it, të cilët banorët e veriut i shohin si më të besueshëm, marrë parasysh përkushtimin e tyre për neutralitet”.

Në prill të vitit 2013, Kosova dhe Serbia e kanë nënshkruar atë që njihet si “Marrëveshja e Parë e Parimeve që Rregullojnë Normalizimin e Marrëdhënieve” – e njohur si Marrëveshja e Brukselit.

Aty përmendet se do të ketë një komandant rajonal të policisë për katër komunat me shumicë serbe – Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok – i cili duhet të jetë serb, shtetas i Kosovës.

Por, në asnjë nga pikat e kësaj marrëveshjeje nuk përmendet shkuarja apo jo e njësive speciale të Policisë së Kosovës në veri.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ngërçi politik, Vetëvendosje pret marrëveshje me LDK para konstituimit të Kuvendit

Në pritje të seancës së parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës, nuk ka asnjë lëvizje për mundësinë e arritjes së ndonjë marrëveshje...
18:29 | 23/07/2026

Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Strellc të komunës së Deçanit, ku një 56-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë...
16:00 | 23/07/2026

BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!

Bashkimi Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të ndërpresin menjëherë rrënimin e villave të pronarëve serbë në afërsi të Liqenit...
16:25 | 22/07/2026