“8 viktimat ishin 7 orë brenda në makinë!” Eksperti: Te aksidenti s’ka ndikuar pesha
Mamir Hodo eksperti i sigurisë rrugore, ishte mëngjesin e kësaj të mërkure i ftuar në “Good Morning Albanians” për të folur rreth aksidentit tragjik të ndodhur ditën e djeshme ku humbën jetën 8 persona, 7 prej të cilëve ishin emigrantë të paligjshëm.
Hodo tha se 8 viktimat kanë qendruar për rreth 7 orë në makinë , ndërsa tha se shpejtësia tej normave në aksion Përmet-Këlcyrë ka shkaktuar rrëzimin e automjtetit.
“Për 447 kilometra, një mjet në rrugë nuk mund të lëvizë më tepër se 70 km në orë. Do shkoj diku te 7 orë, 7 orë e pak. Mjeti që ka qarkulluar me shpejtësi të madhe, ka shpejtuar për ti shpëtuar ndjekjes policore. Segmenti Përmet-Këlcyrë është një nga rrugët më të vështira”,-tha eksperti.
I pyetur nëse ka ndikuar pesha e 8 personave në humbjen e stabilitetit të mjetit, Hodo u përgjigj:
“Në këtë rast nuk ka ndikuar pesha në humbjen e stabilitetit të mjetit. Një benz e ka pesën e tij poshtë 1700 kg dhe merr edhe 600 kg brenda. Mjeti vetë si peshë i mban. Nuk ndikon numri i personave”.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut