“Fluturuan në Vjosë pas ndjekjes”, gazetari: Policia i gjeti pas dy orësh

2 Prill 2024 | 21:33

Gazetari Elkier Bushkolaj tha në emisionin “Now” në Euronews Albania se transportimi i emigrantëve të paligjshëm brenda territorit shqiptar është kthyer në një fenomen shqetësues në vend prej 5 vjetësh.

Teksa komentoi aksidentin me 8 viktima, 7 nga të cilët emigrantë të paligjshëm mëngjesin e sotëm në Këlcyrë, Bushkolaj u shpreh se policia tregoi se nuk ka mundur ta luftojë këtë fenomen në vendin tonë.

“Shtetasi Edison Bregaj është paraqitur rreth orës 2 pas mesnate në vendin e quajtur 3 Urat në Përmet ku ka marrë 7 klandestinët. Më pas ka nisur itinerarin për të ardhur në Këlcyrë dhe më pas për të vajtur në Tepelenë, më tej drejt Tiranës me destinacion final pikën e Hanit të Hotit ku më pas bëhet kalimi drejt Malit të Zi. Në Këlcyrë ka hasur një patrullë policie. Në fakt ka pasur një kontradiktë në deklaratën  e policisë, pasi drejtori Çipa tha se automjeti është ndjekur nga policia, nuk e sqaron deri në çfarë pike, por është ndjekur. Por fakti që trupat e pajetë dhe makina është gjetur vetëm pas dy orësh tregon një çorganizim të organizuar të policisë në raport me këtë veprimtari”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026