Aksidenti me 8 viktima, prokurori: Po punojmë të zbulojmë përgjegjësitë, nëse ka
Prokurori i Gjirokastër, Petrit Çano, zbuloi detaje nga aksidenti i rëndë me 8 viktima që ndodhi mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Këlcyë-Përmet.
Çano tha se dyshohet se dejtuesi i mjetit është nga qyteti i Shkodrës, pasi makina rezulton e marrë me qira në këtë qytet.
Sa i përket 7 viktimave të tjerë ai tha se janë emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, për të cilët po punohet për identifikimine tyre.
“Vetëm drejtuesi i automjetit është nënshtetas shqiptar, i cili dyshohet të jetë nga qyteti i Shkodrës. Makina është marrë me qira në qytetin e Shkodrës, pra drejtuesi nuk është pronar i automjetit. Ndërkohë që viktimat e tjera janë nga vendet e tjera”, tha prokurori.
Prokurori theksoi se grupi hetimor po punon për të gjetur shkaqet e aksidentit dhe përgjegjësitë nëse ka të tilla.
“Do bëhet me kujdes këqyrja e të gjitha kufomave, identifikimi i tyre, pastaj në bashkëpunim me të gjitha strukturat e tjera do kryhen të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të përcaktuar shkaqet pse ndodhi kjo ngjarje dhe përgjegjësitë nëse ka. Viktimat nuk i kemi identifikuar ende dhe nuk e dimë se cilat shtete i përkasin. Kur të identifikojmë viktimat do bashkëpunojmë me ambasadat përkatëse. Pasi të kryejmë të gjitha ekzaminimet e nevojshme, jemi duke pritur edhe mjekët ligjor nga Tirana që po vijnë për të kryer ekzaminimet për të përcaktuar shkakun e vdekjes së tyre. Po punojmë për të gjetur shkaqet e kësaj ngjarjeje dhe përgjegjësitë nëse ka të tilla”, tha prokurori.
LEXONI GJITHASHTU:
Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 16:06 Gjykata merre vendimin, gruaja e kryeministrit spanjoll do të dalë në gjyq për akuzat për përvetësim fondesh
- 15:56 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit
- 15:34 “Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç
- 15:27 Lexuan Biblën brenda ambienteve të Shën Sofisë, arrestohen dy turistë rusë në Stamboll
- 15:19 Aeroplanët Rafale, hapi i Ukrainës drejt një flote perëndimore
- 15:15 Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)