“2 trupa dyshohet se janë në makinën e shkrumbuar”-Kryetari i Bashkisë Këlcyrë
Klement Ndoni, kryetari i Bashkisë së Këlcyrës ishte mëngjesin e kësaj të marte i ftuar në “Good Morning Albanians”, për të folur rreth aksidentit tragjik ku humbën jetën 8 persona në Këlcyrë.
Kryebashkiaku tha se në këtë aksident të rëndë kanë humbur jetën 8 persona, mes të cilëve, 7 kanë qenë emigrantë.
Ai tha gjithashtu se ende po i vijojnë hetimet e policisë për të zbardhur ngjarjen, ndërsa shtoi se trupat e dy prej viktimave mendohet të jenë ende në makinë.
“Është një aksident shumë i rëndë, 7 shtetas të huaj dhe një shqiptar humbën jetën në orët e mëngjesit. Për momentin policia po bën ekspertizën dhe po merret me gjithë situatën. Nga ana e bashkisë, kanë shkuar për mbështetjen e zjarrfikësve dhe të gjitha mbështetjen tjetër.
Nga momenti në moment presim të mbarojë punën policia. Ka pasur një problematik pasi mendohet se dy trupa janë ende në makinë”,-tha Ndoni.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit