Aksidenti me 8 viktima në Këlcyrë, Eksperti: Duhet analizuar shpejtësia dhe rruga

2 Prill 2024 | 08:50

Eksperti i Sigurisë Rrugore, Islam Qibini, në një lidhje për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ka analizuar aksidentin me 8 viktima në aksin “Këlcyrë-Përmet”.

Qibini tha se sipas të dhënave paraprake, aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë së lartë të drejtimit të mjetit dhe kushteve të rrugës.

Ai tha se rruga ku ka ndodhur aksidenti është një rrugë lokale, ku ka mungesa të theksuara të sinjalistikës.

Kujtojmë se në aksidentin në fjalë, 7 prej viktimave ishin shtetas nga vendet e treta dhe shoferi ishte nga Shkodra.

“Është një rrugë dytësore. Është një aks që kërkon që drejtuesit të kenë aftësi profesionale në drejtimin e mjetit. Patjetër që ka qenë mbi limitet e lejuara të shpejtësisë. Duke qenë në ndjekje të Policisë, ai ka rritur shpejtësinë. Ky segmet nuk është i pajisur me barriera metalike dhe me ndriçues për të treguar drejtimin e lëvizjes.

Në anësoren e rrugës, për të treguar trajektoren e lëvizjes, vendoset delinator, që janë disa centimetra mbi sipërfaqen e rrugës. Në rrugët lokale ka mungesë të theksuar të sinjalistikës vertikale dhe horizontale. Kjo është më tepër të terrenit, sipërfaqes së rrugës dhe kushteve të rrugës. Nëse kemi në sipërfaqen e rrugës dhe dhe zhavorr, atëherë zvogëlohet koeficienti i fërkimit mes gomave dhe rrugës”, tha Qibini.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)

Zjarri në zonën e Novoselës është riaktivizuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke rikthyer shqetësimin për përhapjen e flakëve. Edhe pse forcat zjarrfikëse arritën më...
09:23 | 15/07/2026

Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve

Ka nisur këtë të mërkurë në të gjitha Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në vend, zbatimi i ligjit për amnistinë penale. Dyert e burgjeve...
09:20 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026