Italia e izoluar deri në maj, shtohen rajonet me ngjyrë të kuqe
Italia do të vijojë të qëndrojë e izoluar deri në muajin maji dhe duke nisur nga e hëna më shumë se gjysma e vendit do të jetë zonë e kuqe.
Kalabria, Toskana dhe Valle d’Aosta u bashkohen 7 rajoneve dhe provincës autonome të Trentos në të cilën janë në fuqi kufizimet më të strikte ndërsa Lazio rikthehet sërish në portokalli.
Por në të gjithë zonën e kuqe do të vijojë mësimi deri në klasën e gjashtë, ndërsa në ato portokalli të gjithë nxënësit deri në klasën e tetë dhe 50% të nxënësve të shkollës së mesme do të jenë në klasë.
Qeveria e shtetit fqinj konfirmon vijimin e masave strikte kufizuese dhe pas Pashkëve.
Deri më 30 Prill, nuk lejohet , asnjë lëvizje midis rajoneve, bare dhe restorante do të vijojnë të jenë të kyçura. Zona e verdhë u anulua deri në fund të muajit. Dhe nga nesër deri në 4 Prill, pesë komuna të Bazilikatës do të jenë në “zonën e kuqe”: Masat kufziuese kane shkaktuar debate mes forcave politike.
Nëse pas Pashkëve, për dhjetë ditë, gjendja shëndetësore në shumë qytete italiane do të jetë e qetë dhe nën kontroll, shprehet udhëheqësi i Lega Matteo Salvini, do të jetë e drejtë të rihapni bare, restorante, shkolla, palestra, teatro, qendra sportive dhe të gjitha aktivitetet që mund të rifillojnë në mënyrë të sigurt.
Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor