Dyshohet se kreu marrëdhënie me një vajzë të mitur, arrestohet 60-vjeçari në Tiranë
Policia e Tiranës, në raportin ditor të personave të ndaluar në kryeqytet, ka bërë me dije dhe një rast të abuzimit seksual.
Sipas informacioneve paraprake të policisë një 60-vjeçar është ndaluar pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënies seksuale me një vajzë të mitur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan me iniciativë shtetasin K. B., 60 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu në prangat e policisë kanë përfunduar dhe dy 23-vjeçarë të cilët goditën me sende të forta një 48-vjeçar në Selitë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin E. Gj., 23 vjeç, si dhe po punojnë për kapjen e shtetasit R. B., 23 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, në Selitë të Vogël, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasin B. H., 48 vjeç, për motive të dobëta”, thueht në njoftimin e policisë.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:
Specialistët e Policisë Rrugore Krujë arrestuan shtetasin A. L., 18 vjeç, banues në Tapizë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
– D. K., 33 vjeç, banues në Pukë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
– F. D., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
– L. Ç., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën Vaqarr-Kombinat, automjeti që ai drejtonte është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin R. Gj., i cili si pasojë është dëmtuar lehtë;
– E. C., 28 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset