Vrasja e 18-vjeçarit, gazetarja: Shkak 1 vajzë, e lidhur më parë me shokun e autorit

1 Prill 2024 | 13:54

Gazetarja Aida Topalli është shprehur se sherri mes të rinjve ku mbeti i vdekur 18-vjeçari Aurelio Dervishi ka nisur për një vajzë, e cila ndodhej në makinë me të dhe shokët e tij.

Komentet Topalli i bëri në Euronews Albania, ku tha se sipas dëshmisë të vajzës, ajo kishte qenë e lidhur me një prej djemve që ndodheshin në makinën tjetër.

Ajo shtoi se pasi nisi përleshja, duke parë që nuk po e mundnin dot me grushta 18 vjeçarin, për shkak të fizikut të tij të zhvilluar, dyshohet se një 15-vjeçar ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar.

“Fatkeqësi shumë e madhe që ky brez po shkojnë drejt konflikteve të tilla. Mbrëmë rreth orës 22:00 viktima ka qenë në makinë me atë që sipas dëshmisë së vajzës e quan të dashurin e saj dhe në shoqërinë e një shoku tjetër dhe po shkonin në dijeni të Shkozës, ku është banues 18-vjeçari.

Automjeti është ndaluar në semafor dhe paralel me ta ka qenë edhe një automjet me 4 djem, njëri prej tyre 20 vjeç dhe të tjerët më të vegjël, ku ishte edhe një 15 vjeçar. Sipas dëshmisë së vajzës, ajo ka qenë më herët e dashura e njërit prej djemve që ndodheshin te makina tjetër. Te rrethi i Shkozës makina e 4 djemve ka bllokuar makinën e viktimës dhe kanë nisur të ofendojnë.

Duke qenë se viktima kishte një fizik tejet të madh për moshën 18-vjeç, ata nuk kanë mundur ta mundnin me grushta dhe leva, pasi është qëlluar edhe me levë, 15 vjeçari dyshohet të ketë nxjerrë një thikë dhe e ka qëlluar. Viktima ka humbur jetën rrugës për në spital.

Agresorët janë larguar në drejtim të Saukut. Por dëshmia e vajzës që i njihte djemtë e tjerë për shkak të shoqërisë që ka pasur me ta, por edhe kqyrja e kamerave kanë bërë që t’i arrestojnë ata brenda natës”, tha Topalli.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026