Ndryshmet klimatike/ Raporti i ISHP e UNICEF: Fëmijët më të rrezikuar nga sëmundjet

3 Prill 2024 | 15:40

Ndryshimet klimatike janë kthyer në kërcënimin më të madh për shëndetin e popullatës globale ku më të ekspozuar janë fëmijët.

Një raport i hartuar nga Instituti i Shëndeti Publik me mbështetjen e UNICEF mbi “ ndryshimet klimatike dhe efektet në shëndetin e fëmijëve në Shqipëri” nxori në pah ndikimin e drejtpërdrejtë të klimës në shëndetin e të vegjëlve.

Të dhënat treguan se ndryshimet klimatike ndikuan në rritjen e sëmundjeve gastrointestinale, të frymëmarrjes, alergjive , astmës, temperaturave ekstreme dhe problemet e shëndetit mendor.

gastroenteritet janë të lidhura qartazi me ngrohjen globale dhe kjo faktohet nga shifrat në rritje, ku 32 mijë raste te fëmijët 0-14 vjeç janë raportuar në vitin 2022.

Të dhënat flasin se 6.1% e fëmijëve kanë diarre çdo dy javë gjatë vitit duke përllogaritur në më shumë se 200.000 raste në vit.

Ekspertët janë të mendimit se rritja e temperaturave është një faktor rreziku pasi favorizojnë shumëzimin dhe përhapjen e agjentëve infektiv në ujin e pijshëm, dhe ushqimin në familje.

Përmbytjet gjithashtu prishin sistemet e ujit dhe kanalizimeve duke rritur rrezikun për shpërthime të sëmundjeve infektive të transmetuara nga uji.

Raporti thotë  se ka prova të qëndrueshme që demonstrojnë një rrezik në rritje nga gastroenteriti dhe infeksionet në mesin e fëmijëve.

300-1000 raste të reja gastroenteriti për 100 000 fëmijë në vit i atribuohen çdo rritjeje me 1 gradë celsius të temperaturave e cila përkthehet deri në 5000 raste të reja shtesë çdo vit në dekadën e ardhshme.

Pranimet në spital dhe ditët e humbura të shkollës do të shtohen në numër. Rastet e rënda dhe të neglizhuara të diarresë gjithashtu mund të rriten duke ndikuar potencialisht në tendencat e vdekshmërisë së fëmijëve.

Frika nga sëmundjet pas pandemisë por edhe plakja e popullsisë ka shtuar kërkesën për ekzaminime, duke bërë që biznesi i klinikave private jo vetëm të shtohet në numër por edhe fitimet e tyre të rriten ndjeshëm. INSTAT thotë se të ardhurat e këtyre bizneseve u rritën me 67% në 3 vitet e fundit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në Roskovec, 35-vjeçari vret ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën. Shpallet në kërkim autori (EMRAT)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte në Roskovec ku 35-vjeçari, Refit Buzi ka vrarë ish-vjehrrin,...
08:25 | 24/07/2026

Rama mbledh sot Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar, agjenda e takimit

Kryeministri Edi Rama këtë të premte do të mbledhë në Pallatin e Brigadave Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar. Mbledhja mësohet se do...
07:30 | 24/07/2026

Konflikt me sende të forta mes dy personash në Shëngjin, një i lënduar. Policia jep detajet

Një konflikt me sende të forta është regjistruar mes dy personash mbrëmjen e së enjtes në zonën e lodrave në Shëngjin. Si pasojë e përleshjes,...
07:14 | 24/07/2026