Hamilton favorizon Vettel te Mercedes
Lewis Hamilton është në favor të kthimit të Sebastian Vettel në Formula 1 si zëvendësues i tij në vendin bosh te Mercedes. Katër herë kampioni i Botës, Vettel që u tërhoq nga sporti në vitin 2022, ka konfirmuar se bisedon shpesh me drejtues skuadrash përfshi edhe Toto Wolff.
Duke folur në prag të “Japanese Grand Prix”, Hamilton konfirmoi suportin për firmën e Vettel tek Mercedes, vitin e ardhshëm kur britaniku do të shkojë tek Ferrari. Hamilton vlerëson shumë personalitetin e gjermanit plurikampion në pistë.
Vettel është një ndër opsionet që skuderia po konsideron në përpjekjet për një zëvendësues të denjë, mes të cilëve edhe 3 herë kampioni në fuqi nga Red Bull, Max Verstappen. Pa harruar emrat e Fernando Alonsos dhe Carlos Sainz si dhe talentin e F2, Andrea Kimi Antonelli.
Më herët gjatë javës, Vettel që dominoi me Red Bull periudhën 2010-2013, përpara 6 viteve te Ferrari dhe 2 te Aston Martin, konfirmoi se po konsideron kthimin në F1.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut