Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, Apeli i GJKKO lë në burg Oltion Bistrin

5 Prill 2024 | 11:39

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në burg Oltion Bistrin, ish-shefi i Operacionales.

Pasi ka shqyrtuar ankimimin e Oltion Bistrit, ka lënë në fuqi vendimin e marrë nga Gjykata e Posaçme e Shkallëa aq parë për për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke e lënë kështu në burg ish-drejtuesin e lartë të policisë.

Bistri u arrestua me kërkesë të SPAK gjatë operacionit “Metamorfoza”. Hetimet e kryera nga Prokuroria e Posaçme kanë videntuar se që nga viti 2015 e në vijim ish-shefi i policisë, por dhe familjarë të afërm të tij, kanë kryer disa transaksione të dyshimta në lidhje me shitjen dhe blerjen e pasurive të paluajtshme në një vlerë totale rreth 1 milion euro.

Bistri është nën hetim për “Shpërdorim detyre” pas zbërthimit të aplikacionit SKY ECC.

Njoftimi i Gjykatës

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Saida Dollani, sot më 05.04.2024, ora 10:30, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 15 akti, datë 28.03.2024 regjistrimi, lidhur me rishqyrtimin e ankimit të personit nën hetim O.B., ndaj vendimit nr. 97, datë 29.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (në lëndë të masave të sigurimit personal), dhe vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 97, datë 29.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për sa ka disponuar për vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin nr. 94, datë 23.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, përkundrejt të hetuarit ankues O.B.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U kapën në lokal me armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike. Në pranga 3 persona në Shkodër

Tre persona kanë rënë në pranga mbrëmjen e djeshme në Shkodër pasi u kapën me armë zjarri, municion luftarak dhe sasi të lëndëve të dyshuara...
11:57 | 25/07/2026

Plagosi me thikë kushëririn pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 60-vjeçari në Lushnje

Një 60-vjeçar është vënë në pranga këtë të shtunë nga policia, pasi një ditë më parë ka plagosur me thikë kushëririn e tij, shtetasin F....
11:12 | 25/07/2026

U merrte lekët qytetarëve dhe nuk u riparonte makinat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë! Tentonte edhe t’i shiste mjetet

Është arrestuar këtë të shtunë një 37-vjeçar, pronar i një servisi në “Astir” në Tiranë , pasi ishte kallëzuar nga disa qytetarë se kishin çuar...
10:53 | 25/07/2026