Europol: 821 banda kriminale kërcënojnë BE, mbi 25.000 anëtarë në 27 vende

5 Prill 2024 | 17:15

Rrjetet kriminale në Bashkimin Evropian po depërtojnë në bizneset e ligjshme në të gjithë bllokun evropian duke u mbështetur te korrupsioni për të zhvilluar aktivitetet e tyre.

Kjo është tabloja e zymtë që del nga një raport i publikuar të premten nga agjencia e BE-së për sundimin e ligjit, Europol.

Drejtoresha e EUROPOL-it tha se gjysma e qindra rrjeteve kriminale që janë identifikuar së fundmi “janë të përfshirë në trafik droge”, ndërsa kërkoi nga vendet anëtare të BE-së të ndihmojnë që t’i vënë këto grupe më mirë në shënjestër.

EUROPOL-i ka identifikuar 821 rrjete kriminale me rrezikshmëri të lartë. Sipas raportit të publikuar sot, këto rrjete, kanë më shumë se 25,000 anëtarë në të 27 vendet e Bashkimit Evropian. Sipas EUROPOL-it, 86% e rrjeteve kriminale më të rrezikshme janë në gjendje të depërtojnë në ekonominë e ligjshme për të fshehur aktivitetet e tyre dhe për të pastruar fitimet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026