Politikani serb: Ja pse ambasadori amerikan në Beograd po mbron Vuçiçin

6 Prill 2024 | 10:16

Politikani serb Nikola Sanduloviç tha se deklaratat e Christopher Hill, ku u shpreh se Serbia është pranë anëtarësimit në NATO janë tepër të pamatura në aspektin diplomatik.

I ftuar në “Balkan Talks” në Euronews Albania, tha se në të njëjtën ditë që u dha kjo deklaratë, Serbia ka valëvitur flamujt rus para objektit ushtarak të bombarduar në Beograd.

Sipas Sanduloviç, deklarata e Hill i ka shkaktuar dëm jo vetëm Ballkanit por edhe vendit të tij, pasi sipas politikanit, politika që po ndjek Serbia, i shërben Rusisë.

“Nëse keni ndjekur postimet e mia, unë kam reaguar ashpër ndaj mesazhit të tij, njëjtë siç ka reaguar edhe zotëri Hovenier, ambasadori amerikan në Kosovë. Kishim përgjigje dhe mesazh identik për Christopher Hillin. Është absurde dhe është kaq e pamatur diplomatikisht, që një njeri pas kaq shumë vjetësh të diplomacisë aktive në një vatër krizash, siç ka qenë këtu në Ballkan, e në veçanti ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku ka marr pjesë aktivisht, që ai të jap, të jap një deklaratë të tillë se Serbia do të hyjë në NATO.

Ndërsa po të njëjtën ditë, Serbia valon flamujt rus para objektit ushtarak të bombarduar në Beograd, lëshon muzikë ruse dhe thotë se NATO-ja është armiku jonë, siç deklaron edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Daçiç, se jetoj për kohën që të ja kthejmë NATO-së bombat që na i kanë dërguar. Tash shikojeni këtë paradoks çfarë i lejon vetes zotëri ambasadori Christopher Hill në perëndim të karrierës së tij dhe cilat janë motivet e tij. Tash mund të lironi imagjinatën tuaj, se cilat janë motivet t’i thotë këto gjëra diametrale të cilat janë në kundërshtim me gjërat në terren dhe në kundërshtim me mendimin e kolegut të tij në Kosovë, zotëri Hovenier.

Prandaj, për mua është bërë tejet neveritëse të komentoj të gjitha deklaratat e zotëri Hillit dhe se ai ka dhënë deklaratën e fundit që Amerika mbështet Serbinë absolutisht në këto që i bën. Unë e pyes atë nëse ai mbështet ende Serbinë që ajo të vazhdojë të kundërshtojë NATO-në, të jetë krah për krah me Rusinë, të largohet në BRIKS dhe të tjera. Pra, më besoni se zoti Hill na ka shkaktuar dëm me këtë deklaratë, madje jo vetëm neve këtu në Ballkan, por mendoj se po ashtu i ka shkaktuar dëm të pariparueshëm vendit të tij”,-tha Nikolai Sanduloviç.

 LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari nga Presheva: Në Serbi do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, ja çfarë e ka trembur Vuçiç

Valon Arifi, gazetari dhe aktivisti nga Presheva, ka folur në Balkan Talks me Franko Egro në Euronews Albania lidhur me protestat në Serbi. Sipas tij,...
21:22 | 30/05/2026

Paqja ka shumë armiq! Eksperti: Kush e do zgjatjen e luftës në Iran?

Dorand Vojka, ekspert për çështjet ndërkombëtare, ka folur këtë të shtunë në Balkan Talks me Franko Egron për prapaskenat e paqes mes Iranit dhe SHBA....
20:50 | 30/05/2026

Gazetari shqiptar në Rusi tregon skenarët për dronin në Rumani: Mund të jetë…, nuk është provuar se është rus

I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Rusia për emisionin “Balkan Talks” në Euronews, gazetari shqiptar Misha Puma komentoi incidentin ku një dron goditi...
21:49 | 29/05/2026