Retorika mbi kandidatët, Meta thirrje Ramës: Të kërkojë ndjesë publike, i papranueshëm fjalori ordiner
Presidenti Meta reagoi ashpër ndaj një takimi prezantues të kandidatëve të Partisë Socialiste nga kryeministri Edi Rama, i cili krahasoi kandidatët e partisë së tij me ata të opozitës.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i ka bërë thirrje kryeministrit Rama t’i kërkojë ndjesë kandidates për deputete të Partisë Demokratike, Grida Duma dhe të tërheqë mbrapsht sulmin dhe fjalorin ordiner.
Meta thotë se e dënon me ashpërsi dhunën verbale dhe linçimin publik ndaj Grida Dumës, si zonjë dhe nënë e një fëmije të mitur.
Për Metën, asnjë ndarje politike s’mund t’i japë të drejtë sulmeve të papranueshëm. Ditën e djeshme Rama ironozoi me Dumën duke e krahasuar me kandidatin socialist në Kavajë, Etjen Xhafaj.
“Duke besuar në reagimin e fuqishëm të shoqatave që angazhohen për mbrojtjen e të drejtave të grave, i bëj thirrje Kryeministrit ende në detyrë, të kërkojë ndjesë publike dhe të tërheqë mbrapsht sulmin dhe fjalorin ordiner të përdorur ndaj zonjës Duma”, shprehet kreu i shtetit.
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq