Rriten me 40% bizneset e bukurisë në Vlorë, kthehen në trend nga kërkesa e shtuar

6 Prill 2024 | 17:05

Bizneset e bukurisë në Vlorë janë rritur me 40 % përgjatë muajve të parë të 2024. Zhvillimi i turizmit gjithëvjetor ka sjellë kërkesë të lartë në treg për sallone të reja bukurie.

“Këtu ka pasur dhe ka shumë sallone, arsyeja se turizmi nga 3 muaj është shtyrë deri në 5 dhe 6 muaj, kjo na ka bërë që te shtojmë dhe staf, kemi kliente edhe rezident të huaj qe jetojnë në Vlorë, Të gjitha sallonet ne Vlorë janë te një cilësie shumë të mirë”, thotë Emi Hataj.

Ndryshe nga të gjitha sektorët ku është ndjerë mungesa e krahut të punës, në sektorin e estetikës dhe bukurisë nuk ka mungesë për staf, madje stafi është i kualifikuar.

Të rejat vlonjate priren për të ndjekur vazhdimisht kurset e estetikës. Në agjencinë kombëtare të punësimit dhe aftësive që prej nisjes së kursit të parë për këtë vit janë të regjistruar aktualisht 30 kursante në çdo klasë, në kabinetin e parukerisë dhe manikyr pedikyr. Ky fakt konfirmohet nga Drejtoria Rajonale e Punësimit në Vlorë.

“Parukeri estetikë dhe manikyr pedikyr janë shumë të frekuentuara dhe shumë të kërkuara nga femrat këtu në Vlorë. Nga janari dhe shkurti Janë pothuajse nga 30 kursante nëpër klasa”, shprehet Brunilda Bejkosala, nga Drejtoria Rajonale e Punësimit në Vlorë.

I konsideruar si një profesion jo vetëm femëror por edhe fitimprurës, gratë dhe vajzat në qytetin e Vlorës e kanë kthyer në trend, investimin në bizneset e bukurisë.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026