Nën akuzë për vrasje, arrestohet Ardian Çapja, shpallet në kërkim Florenc Çapja
Policia e Elbasanit së bashku me forcat RENEA kanë arrestuar një ndër krerët e bandave kriminale që veprojnë në Elbasan, 53-vjeçarin Ardian Çapja dhe është shpallur në kërkim Florenc Çapjan, 40-vjeç.
Të dy personat janë të dyshuar si autorë të vrasjes së Gentian e Nezir Beqirit, babë e bir, ngjarje kjo që ndodhi në vitin 2012.
Dosja e vrasjes se Gentian e Nezir Beqirit u rikthye për hetim në dhjetor të 2020 nga gjykata e Elbasanit që i ngarkoi me detyrë prokurorinë për marrjen në pyetje të disa personave në dijeni të ngjarjes së 2012.
Mes emrave ishin dhe Ardian e Florenc Çapja, emra këta të dalë nga Ervis Bardhi, i penduar i drejtësisë.
Ardjan Capja dhe Florenc Capja sipas dyshimeve organizuan dhe financuan vrasjen e babë e bir si shenjë hakmarrjeje për Sokol Capjan, të vrarë në vitin 2005.
Mbi të dy personat rëndojnë veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesën e 53-vjeçarit policia ka sekuestruar edhe një armë zjarri kallashnikov.
Ardian Çapja është person me precedent penal dhe në 8 qershor të vitit 2020 iu bë atentat me snajper nga Kodër-Krasta ku 53-vjeçari arriti të shpëtojë.
Lexoni gjithashtu:
Ardian Çapja mohon atentatin ndaj tij: Nuk më ka qëlluar njeri me armë
Ardian Çapja dyshohet se u qëllua me snajper nga një kodër përballë biznesit të tij
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë