Ç’ndodh nëse në Kosovë dalin zero serbë? Spahiu: Po nuk u deklaruan, gjoba është….

6 Prill 2024 | 18:49

Kosova ka nisur regjistrimin e popullsisë, me një proces që është kundërshtuar nga Lista Serbe dhe Beogradi.

Analisti Nexhmedin Spahiu, ishte i ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania, ku zbuluoi se çfarë mund të ndodhë nëse në Kosovë dalin zero serbë.

Analisti tha se gjobat deri në 2 mijë euro person, do t’i bëjnë të gjithë qytetarët të deklarohen, pasi paratë do t’u merren nga llogaritë e tyre bankare.

Gjithashtu ai shtoi se ndarje buxhetore e komunave në Kosovë bëhet në bazë të popullsisë dhe ndaj nëse qytetarët nuk deklarohen ata do të kenë mungesa fondesh për komunitetet e tyre.

Pjesë nga biseda:

Spahiu: Unë nuk kam pritur që serbët të vijojnë me një politikë të tillë që është në dëm të tyre. E pamë tezën e Listës Serbe që nuk do të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë, por kjo do t’i shkaktoj dëme komunitetit serb që jeton në Kosovë. Ngarkimi buxhetor në komuna në Kosovë bëhet në bazë të numrit të popullsisë edhe atëherë kjo nënkupton investime më të pakëta dhe shumë gjëra të tjera që mbart me vete.

Pyetje: Çfarë ndodh nëse dalin zero serbë?

Spahiu: Nuk besoj se do të dalin zero serbë. Disa do dalin do deklarohen, disa jo dhe mendoj se do të ketë dënime për të gjithë ata që nuk deklarohen, siç do të ketë edhe për qytetarët e tjerë të Kosovës.

Dënimet janë të ashpra dhe shkojnë në 2 mijë euro për banorë që nuk deklarohet dhe për familje i bie 10 mijë euro. Dhe këto dënime përmbaruesit do t’’i aplikojnë nga llogaritë bankare që këta shtetas kanë në Kosovë.

Është një proces që nuk besoj se të gjithë serbët do të jenë të priur të mos deklarohen. Regjistrimi do të bëhet sipas standardeve evropiane dhe mosregjistrimi do të shkoj në dëm të atyre që nuk e bëjnë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026