Logu: 3 arsyet pse zyrtarët nuk mund të përfitojnë nga amnistia
Avokati Marash Logu, përfaqësues ligjor i Rithemelimit në draftin për amnistinë penale tha në emisionin Review në Euronews Albania se asnjë zyrtar i lartë i dënuar për korrupsion nuk përfiton nga amnistia.
Ai tregoi se të gjitha krimet kundër autoritetit të shtetit apo drejtësisë nuk përftojnë asnjë lehtësi nga amnistia.
“Janë 3 arsye pse nuk mund të përfitosh nga amnistia: 1. nëse je një subjekt i posaçëm, nëse ke mbajtur detyrën president, kryeministër, të gjitha funksionet drejtuese të shtetit shqiptar nuk përfiton, pavarësisht çfarë ke kryer; 2. nëse ke kryer një vepër penale të caktuar, nuk përfton; 3. nëse me sjelljen tënde i je shmangur drejtësisë nuk përfton. Dhe nëse je ndodhur në një nga këto tre raste nuk përfiton nga amnistia”, tha Logu.
LEXONI GJITHASHTU:
Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
Në ditën e 25-të të protestës, rilexohen para Kryeministrisë kërkesat e protestuesve
Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha