Spanjë/ Shkatërrohet banda ndërkombëtare e drogës, mes të arrestuarve edhe shqiptarë

7 Prill 2024 | 17:39

Është shkatërruar një grup ndërkombëtar i narkotrafikut, ku mes të arrestuarve janë dhe shqiptarë.

Gjatë një kontrolli të kontenjerëve të mbushur me peleta u gjet e fshehur 5 kilogram drogë sintetike.

Mediat bëjnë me dije se organizata kishte dy depo industriale në Reus (Tarragona), ku para prej tyre kishte për qëllim ruajtjen dhe ftohjen e lëndës, ndërsa e dyta përdorej për paketimin, mbylljen dhe ruajtjen e drogës pasi nxirrej nga materiali në të cilin ishte kamufluar.

Nga kontrollet e kryera janë sekuestruar 5 kilogramë drogë sintetike (speed dhe MDMA) 3965 euro cash, dy presa hidraulike, material për prodhimin e lëndëve narkotike, një kamion dhe një automjet.

Në magazinën e dytë agjentët zbuluan më shumë se pesë kilogramë drogë të ndryshme sintetike dhe pajisje të përdorura për prodhimin e lëndës narkotike.

Anëtarët e organizatës e kalonin drogën përmes porteve spanjolle, duke përdorur kontejnerë detarë. Për ta bërë këtë, ata përdornin metoda shumë të sofistikuara fshehjeje, duke kamufluar drogën në materiale të ndryshme për të vështirësuar zbulimin e saj.

LEXONI GJITHASHTU: 
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026