32-vjeçari shqiptar humb jetën në një aksident në Itali, plagosen 6 të tjerë

8 Prill 2024 | 10:19

Një 32-vjeçar shqiptar ka humbur jetën ndërsa 6 persona të tjerë janë në një aksident të rëndë të ndodhur në Brescia të Italisë.

Mediat italiane shkruajnë se 32-vjeçari Ruben Wlodkowski ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të madhe me një automjet tip Porche Cayenne, kur është përplasur me një furgon dhe më pas ka përfunduar në një kanal.

Për 32-vjeçarin nuk mund të bëhej asgjë pasi ka humbur jetën në vendngjarje, ndërkohë që gruaja që ishte me të u transferua në gjendje shumë të rëndë në spitalin civil nga ambulanca e Como. 5 personat e tjerë që udhëtonin në mjetin tip furgon kanë marrë vetëm lëndime të lehta.

Oficerët e policisë rrugore rindërtuan dinamikën e asaj që ndodhi dhe nga hetimet e para duket se Porsche po udhëtonte në drejtim të Peschiera-s në rrugën Verona, kur furgoni Volkswagen doli nga rruga Verdi . Drejtuesit e mjeteve nuk kanë pasur kohë të frenojnë dhe automjetet janë përplasur. 32-vjeçari që drejtonte Porsche humbi kontrollin e makinës e cila pas përplasjes përfundoi në një kanal. Goditja ka qenë shumë e fortë dhe pavarësisht mbërritjes së menjëhershme të ndihmës në vendngjarje, nuk mund të bëhej asgjë për shtetasin shqiptar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026