E rëndë në Greqi, 15-vjeçari përdhunohet nga sokët e klasës në eskursion
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Greqi, ku një 15-vjeçar dyshohet se është abuzuar seksualisht nga shokët e klasës gjatë një eskursioni në Janinë.
Babai i viktimës ka bërë denoncimin në komisariat sapo është njoftuar nga djali i tij për atë që ka ndodhur.
Sipas asaj që ka denoncuar babai, ngjarja tronditëse ka ndodhur pas mesnatës së të premtes, kur nxënësit e gjimnazit janë kthyer në hotel, ku po qëndronin me shokët dhe mësuesit që morën pjesë në ekskursion.
Sipas babait, djali i tij 15-vjeçar, është zgjuar nga gjumi pasi ka ndjerë abuzimin e shokëve të tij.
Pasi është zgjuar ai ka parë në shtrat autorin 15-vjeçar dhe një nxënës tjetër. Ndërkohë që raportohet se në krevatin ngjitur ishin dhe 2 nxënës të tjerë të cilët po qeshnin teksa shikonin të gjithë skenën.
Mediat greke bëjnë me dije se menjëherë u njoftuan Prokurori i Shërbimit për të Mitur si dhe prindërit e autorëve të mitur, ndërsa tre 15-vjeçarët u arrestuan.
Për t’u marrë në pyetje u thirr dhe drejtoresha e shkollës së mesme, ndërkohë që hetimet në lidhje me rastin vijojnë.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Mbyllet protesta! Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 22:21 Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
- 22:17 Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione